Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani e Krasniqi të pandalshëm në Rumani

Dy sulmuesit e Kosovës, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi nuk kanë të ndalur te Rapid Bukureshti në Rumani.

Të dy kontribuuan në tre gola në fitoren 4:0 ndaj FCSB-së të shtunën.

Qendërsulmuesi Rrahmani shënoi dy herë, ndërsa Krasniqi një.

Madje te goli i parë Rrahmani u asistua nga Krasniqi, që më pas u asistua nga Rrahmani.

Rapidi është i dyti në tabelë, pas FCSB-së. Ka 55 pikë, nëntë prapa liderit.

Albion Rrahmani ka realizuar 13 gola dhe ka tri asistime këtë edicion. E Ermal Krasniqi ka kontribuuar me katër gola dhe pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm