Përditësuar 21:39 - Pas katër humbjeve rresht, Rapidi i Bukureshtit fitoi pikën e parë në plejofin e kampionatit të Rumanisë, përkatësisht në garën për titull të kampionit. Të shtunën mbrëma, Rapidi luajti 2:2 me FSCB.
Ndeshja i takoi xhiros së pestë të plejofit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshin kosovarët Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani që i siguruan pikën e parë Rapidit.
Në minutën e 12-të, Krasniqi shënoi me asistim të Rrahmanit për 1:1. Në minutën e 16-të, Rrahmani shënoi për 2:1, por FCSB barazoi rezultatin në minutën e 57-të.
Krasniqi, Rrahmani e Florent Hasani startuan te Rapidi, që ishte mysafir.
Rrahmani tani i ka 16 gola e katër asistime në 20 paraqitje. Krasniqi për Rapidin i ka pesë gola e tri asistime në 12 paraqitje.
Rapidi është i pesti në grupin me gjashtë skuadra. FCSB është i pari. Rapidi tashmë është pa gjasa për titull.
Ermal Krasniqi e ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj FCSB-së në kampionatin rumun.
Sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes për 1:0.
Katër minuta më vonë, sulmuesi tjetër, Albion Rrahmani, e shënoi golin e dytë për mysafirët.
Aktualisht Rapidi i Bukureshtit është duke fituar me rezultat 2:1.