Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani do të luajë nga fillimi kundër Malit të Zi, Muriqi kapiten

Foto: Koha

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sot kundër Malit të Zi në stadiumin e qytetit të Podgoricës duke filluar nga ora 20:45.

KTV mëson se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani që ishte në dyshim për shkak të lëndimit, do të luajë nga minuta e parë.

Kapiten i Kosovës do të jetë Vedat Muriqi.

Kjo ndeshje është në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për “Euro 2020” dhe do të luhet pa shikues.

Artikuj të ngjashëm