Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka insistuar se “Dardanët” janë të gatshëm për ndeshjen miqësore me Burkina Fason. Po ashtu, Rrahmani pret paraqitje të mirë edhe në duelin tjetër, atë ndaj Zvicrës që luhet në Zuerich.
Kosova të enjten prej orës 18:00 përballet në Prishtinë me Burkina Fason, ndërsa pesë ditë më vonë në Zuerich përballet me Zvicrën.
“Jemi përgatitur për të treguar atë që kërkon trajneri për ndeshjen me Burkina Fason. Po ashtu, edhe me Zvicrën, pasi janë ndeshje që na shërbejnë të përgatitemi për Ligën e Kombeve në qershor. Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme, pasi do të mund të perfeksionohemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Pas ndeshjes me Burkina Fason, do të shohim se si kemi luajtur dhe ku mund të përmirësohemi”, tha Rrahmani që pati fjalë të mira për përzgjedhësin Alain Giresse.
“Është një person shumë pozitiv, i cili i duhet ekipit tonë”, deklaroi ylli i Napolit në konferencën për shtyp.
-
Te Kosova të matur para ndeshjes me Zvicrën
-
Përfaqësuesja kompleton përgatitjet në Prishtinë, të hënën udhëton për në Zvicër
-
Rrahmani: Do të jetë fantastike të luajmë para shqiptarëve të shumtë në Zvicër
-
Franco Foda: Dëshpërimin e kemi kaluar, synojmë fitore me Suedinë
-
Konfirmohet mungesa e Amir Rrahmanit për ndeshjen ndaj Suedisë