Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahja në ring e jashtë ringut pas disfatës së kushëririt të Furyt

Ellis Zorro e nokautoi kushëririn e boksierit Tyson Fury, Hosea Burton, të premten mbrëma, por ajo që ndodhi më pas ka marrë vëmendjen e mediave të mëdha botërore.

Zorro nokautoi Burtonin në raundin e shtatë me një goditje të fortë me të djathtën, dhe e fitoi titullin “WBO Europe” në “York Hall” të Londrës.

Sidoqoftë, nuk ishte ky nokaut që mori vëmendjen e të gjithëve.

Ishte përleshja shumë e madhe që shpërtheu jashtë ringut.

Pamjet që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale tregojnë se anëtarët e të dyja ekipeve po qëndronin përreth litarëve, ndërsa jashtë tifozët hidhnin karrige e boksa ndaj njëri-tjetrit. Anëtarët e sigurimit janë munduar ta ndalnin këtë përleshje, por nuk ia kanë arritur një gjëje të tillë.

Edhe Fury fiton meçin në Tajlandë Luftarake Fury fiton meçin në Tajlandë

“Daily Mail” ka shkruar se përleshja ka nisur menjëherë pasi gjyqtari kryesor e ndërpreu ballafaqimin pas nokautit të rëndë.