Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Tifozët turq e sulmojnë brutalisht boksierin rus dhe trajnerët e tij

Rrahje

Një incident shumë i rëndë ndodhi në Turqi gjatë një meçi të boksit, të shtunën mbrëma. 

Boksieri rus, Sergey Gorokhov dhe trajnerët e tij janë rrahur brutalisht nga tifozët turq. Shumë tifozë u futën në ring dhe sulmuan boksierin rus dhe stafin e tij pas një raundi. Ata janë goditur edhe me karrige.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gorokhov u përball me boksierin turk Emirhan Kalkan. Meçi u zhvillua në Trabzon të Turqisë dhe ishte i vlefshëm për versionin UBO.

Tifozët turq nisën sulmin pas raundit të tretë, duke vlerësuar se rusi nuk shfaqi respekt ndaj boksierit turk. Pas përleshjes masive, meçi nuk ka vazhduar. 

Autoritetet kanë thënë se po hetojnë rastin.

Boksieri rus ka njoftuar se ka arritur në Gjeorgji. Ka thënë se ai dhe stafi janë në gjendje të mirë.