Ish-reprezentuesi i Italisë, Giuseppe Rossi ka firmosur kontratë me skuadrën e SPAL-it, që bën gara në Serie B.
Rossi ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, pasi ka kaluar me sukses provat te klubi që zë vendin e 15 në kategorinë e dytë të Italisë.
Në fakt, Rossi ende nuk është plotësisht i gatshëm për lojë, pasi nuk ka pasur klub prej janarit të këtij viti kur i skadoi kontrata me ekipin amerikan Salt Lake.
34-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur nëpër disa klube, por ishte i pafat me lëndimet e shumta.
Rossi ka bërë karrierë te Manchester Unitedi, Neëcastle, Parma, Villarreali, Fiorentina, Levante, Celta Vigo e Genoa. Ai gjithashtu ka shënuar edhe shtatë gola në 30 paraqitje për Italinë.