Mbrojtësi i Anglisë, Danny Rose, thotë se lojtarëat janë duke u trajtuar si “minj laboratori”, pasi Watfordi dhe Burnley kanë zbuluar se janë në mesin e klubeve të Premier Leagues që janë prekur nga gjashtë rastet pozitive me koronavirus, shkruan agjencia AFP.
Skuadrat kanë nisur stërvitjet në grupe të vogla këtë javë, duke u respektuar distanca sociale, por disa yje të Premier Leagues e kanë shprehur shqetësimin për planet për rifillimin e stinorit.
Premier League i ka bërë 748 testime te lojtarët dhe stafet të dielën dhe të hënën, si pjesë e tentimit për rifillim të garave në qershor.
Ndihmës-trajneri i Burnleyt, Ian Woan, një lojtar i Watfordit dhe dy anëtarë të tjerë të stafit, kanë testuar pozitiv.
Ndonëse numri i testeve pozitive është i vogël, Rose i është bashkuar kaçitenit të Watfordit, Troy Deeney dhe dyshes së Manchester Cityt, Sergio Aguero e Raheem Sterling, që janë shprehur kundër rifillimit.
“Njerëzit po thonë se duhet të kthehemi në futboll, sikur të jemi kafshë laboratori apo brejtës laboratori. Ne do të eksperimentojmë këtë fazë e të shohim si do të shkojë. Unë vetëm mund ta imagjinojë që njerëzit në shtëpi thonë, ‘Ata fitojnë shumë para kështu që duhet të kthehen’. Unë mund ta rrezikoj shëndetin tim për argëtimin e njerëzve dhe sinqerisht nuk jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Rose për podcastin “Lockdown Tactics”.
Edhe
Një lojtar i Bournemouthit me koronavirus
Rose është i huzuar te Newcastle nga Tottenhami.
Ekziston frika se ka më tepër se gjashtë raste pozitive me koronavirus në Premier League, pasi është konfirmuar se gati 10 teste në 800 japin rezultate të gabuara. Firma bioteknologjike nga Hong Kongu, Prenetics, është duke i bërë rreth 800 teste, dy herë në javë, gjatë “Projektit Rifillimi”.