Portieri i Watfordit, Ben Foster ka thënë se do të ishte e padrejtë që lojtarët e Premier Leagues të testohen për koronavirus para punëtorëve të mjekësisë, ndërkohë që planet për “Projektin Rifillimi” vazhdojnë.
Testimi dy herë në javë i lojtarëve është pjesë e planit për rikthim të Premier Leagues muajin e ardhshëm. Kampionati anglez është ndërprerë në mars për shkak të koronavirusit.
“Futbollistët nuk janë punëtorë esencialë. Nuk është dashur të kemi qasje në teste para punëtorëve të vijës së parë të frontit”, ka thënë Foster për BBC.
Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë, drejtuesit e Premier Leagues dhe qeveria kanë mbajtur një video-konferencë gjatë javës ku janë diskutuar masat e sigurisë për rifillim.
Të enjten edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se janë hapur dyert për kthim të futbollit në muajin e ardhshëm, pa shikues në stadiume.
Edhe
Rose: Lojtarët po trajtohen si kafshë laboratorike
Një takim tjetër është planifikuar për të hënën. Por disa lojtarë kanë kundërshtuar rifillimin e shpejtë.
Sipas Fosterit lojtarët nuk e dinë saktësisht se si do të funksionojë “Projekti Rifillimi”.
“Vërtetë nuk e di se si do të funksionojë. Është thuajse e pamundur të dalësh me zgjidhje”, ka thënë ish-portieri i Manchester Unitedit dhe Anglisë.
“Nuk e di nëse duhet të mbajmë maska kur të kthehemi në stërvitje. Nuk kam ndonjë të dhënë. Nuk do të jetë normale, do të ketë rrethana komplet tjera. Nuk e di nëse portierit i lejohet të pështyjë në dorezat e tij”.
Edhe
Lojtarët janë të shqetësuar për rifillimin e Premier Leagues
Premier League synon të vazhdojë më 12 qershor, por shumë çështje duhet të zgjidhen deri atëherë.
“Nuk bënë të rrezikohet jeta e njerëzve për të luajtur futboll. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Kthimi në ndeshje duhet të bëhet në kohën e duhur”, ka thënë Foster.