Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është konfirmuar si trajner i përhershëm i Derby Countyt pasi të premten ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë me ekipin që garon në Championship. Zyrtarizimi i Rooneyt që ishte si trajner i përkohshëm, është bërë edhe në faqen zyrtare të Derbyt.
Ndërsa, Rooney ka deklaruar se ndihet krenar që i është besuar ky post dhe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që ekipi të ketë paraqitje të mira nën drejtimin e tij.
“Është një mundësi e artë për mua dhe ndihem krenar për këtë mundësi. Mund të premtoj se së bashku me stafin do të punojmë fort që ekipi te ketë rezultate të mira për ti gëzuar tifozët tanë”, ka thënë Rooney ndër të tjera.
Artikuj të ngjashëm