Në intervistën që u pasua me largim nga Manchester Unitedi, Cristiano Ronaldo kishte folur edhe për Wayne Rooneyn. Ai kishte sulmuar Rooneyn për kritikat që ia kishte bërë më herët.
Rooney dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për Unitedin.
Ish-kapiteni, Rooney, ka folur sërish për Ronaldon, pasi Unitedi vendosi të shkëpusë kontratën me portugezin.
“Nuk jam i befasuar. Jo. Nuk kishte zgjidhje tjetër, por është mëkat pasi ai ishte shërbëtor fantastik i klubit. I uroj më të mirat kudo që shkon”, ka thënë Rooney për mediat angleze.
Artikuj të ngjashëm