Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney i hutuar me kritikat e Ronaldos, por nuk ndjen armiqësi ndaj tij

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është i hutuar me kritikat që ia ka bërë ylli Cristiano Ronaldo. Rooney e Ronaldo kanë luajtur së bashku tek Unitedi.

Në intervistën që bëri bujë, Ronaldo ka përmendur edhe Rooneyn.

“Ai e përfundoi karrierën në të tridhjetat. Unë jam ende duke luajtur në nivel të lartë”, ka thënë Ronaldo ndër të tjera.

“Sky Sports” ka shkruar se Rooney ka mbetur i habitur me kritikat e Ronaldos, por se nuk ndjen armiqësi ndaj tij.

Rooney më herët këtë muaj kishte thënë se Ronaldo po bëhej “shpërqendrim i padëshiruar” në “Old Traford”.

Ronaldos nuk i ka pëlqyer kjo dhe madje ka ofenduar sulmuesin anglez.

Edhe Rooney flet sërish për Ronaldon Sport Rooney flet sërish për Ronaldon

“Nuk do të them që dukem më mirë se ai, që është e vërtetë. Është e vështirë të dëgjosh kritika të tilla dhe negativitet nga njerëz me të cilët ke luajtur së bashku. Nga Gary Neville po ashtu”, ka thënë Ronaldo.

Rooney ka vendosur mos të deklarohet për fjalët e Ronaldos. Ai vazhdimisht ka thënë se Ronaldo është njëri prej dy lojtarëve më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin.