Njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, Luis Nazario Ronaldo, ka konfirmuar se është mirë pas problemeve shëndetësore që pati në fundjavë.
Braziliani ka sqaruar arsyen pse ka shkuar me urgjencë në një spital të Ibizas, atje ku ai po kalon pushimet verore.
“Kam pasur një grip të rëndë në Ibiza dhe është dashur të shtrihesha në spital që prej së premtes, por gjithçka shkoi mirë”, shkroi në Twitter, Ronaldo, transmeton KP.
Ai gjithashtu falënderoi fansat të cilët i dërguan mesazhe të shumta gjatë këtyre ditëve.
Artikuj të ngjashëm