Ish-futbollisti më i mirë në botë, braziliani Ronaldo është liruar të martën nga spitali në Ibiza, ku ishte shtrirë që nga e premtja me pneumoni.
Ronaldo, 41-vjeçar, nëpërmjet postimit në “Twitter” ka falënderuar mjekët, infermieret, tifozët dhe të dashurën Celinan. Ronaldo kishte fituar “Topin e artë” dy herë, më 1997 dhe 2002.
Ai ka luajtur për skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Inter e Milan.
Kishte fituar me Brazilin Botërorin 1994 dhe 2002, ndërsa shënoi 62 gola me përfaqësuesen.
Artikuj të ngjashëm