Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo takohet me Alex Fergusonin, diskuton të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka pasur një takim me Sir Alex Ferguson, gjatë të cilit kanë folur për të ardhmen e portugezit në Manchester United, raporton “The Mirror”.

37-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare pas kthimit në Old Trafford verën e kaluar, por është sugjeruar se ai mund të largohet pas kampionatit dëshpërues të “Djajve të Kuq”.

Ronaldo ka pasur një bisedë të gjatë me ish-trajnerin e Manchester Unitedit që raportohet se i ka sugjeruar të mbetet pjesë e klubit edhe për edicionin e ardhshëm.

Manchester Unitedi këtë edicion nuk ka arritur të sigurojë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm