Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shpëton Realin nga humbja ndaj Bilbaos

Real Madridi sonte ka ndarë pikët në shtëpi me Bilbaon, duke barazuar 1-1.

Ishte Inaki Williams që kaloi mysafirët në epërsi duke shënuar një gol të bukur në minutën e 14, transmeton Koha.net. Për të asistoi Cordoba.

Ronaldo ishte ai që i siguroi një pikë Realit, duke shënuar në minutën e 87 pas asistimit nga Modriqi.

Me 68 pikë, Reali mban vendin e tretë, kurse Bilbao në vendin e 13 ka 40 pikë.