Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona ndal Realin me barazim

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë përballë Gironas.

Të dielën në “Santiago Bernabeu”, Reali dhe Girona kanë luajtur baras 1:1, në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligas.

Ky ishte barazimi i dytë në këtë sezon për madrilenët dhe tani renditen në vendin e parë me 32 pikë, vetëm një pikë më shumë se Barcelona që është e dyta. Vinicius Juniro kaloi Realin në epërsi në minutën e 70-të.

Girona barazoi rezultatin në 1:1 me Cristhian Stuanin në minutën e 80-të.

Realit iu anulua një gol i Rodrygos në minutën e 90-të, kurse në kohën shtesë u përjashtua Toni Kroosi pas kartonit të dytë të verdhë. Girona ka 10-të pikë në vendin e 16-të.

Artikuj të ngjashëm