Real Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Bilbao.
Ishin vendasit që e nisën më mirë takimin duke krijuar epërsinë në minutën e 32 përmes Muniainit, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë Reali arriti të barazojë shifrat përmes Iscos. Spanjolli shënoi pas asistimit nga Gareth Bale në minutën e 64.
Pas këtij barazimi Reali mban vendin e dytë me 10 pikë, kurse Bilbao në vendin e katërt ka 5 pikë.
Artikuj të ngjashëm