Në luftën kundër Covid-19, në fushë zbret edhe Cristiano Ronaldo.
Ylli i Juves bën një gjest të madh për t’i ardhur në ndihmë stafit mjekësor në Portugali.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, CR7 ka vendosur në dispozicion të spitaleve të gjithë hotelet e tij, të cilat mund të përdoren për të prekurit nga koronavirus.
Jo vetëm kaq, por Ronaldo ka marrë përsipër pagën e të gjithë mjekëve dhe personelit që do të punojnë në hotel e tij.
Nga Maderia, aty ku ndodhet prej ditësh, në vetizolim, Ronaldo ka gjetur këtë formë për t’i ardhur në ndihmë popullit të tij. Me spitalet që e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e madh, sigurisht dhe ndihma financiare, e bëjnë këtë gjest të Ronaldos shumë të rëndësishëm në këtë situatë emergjence/BW.