Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo “shkarkon” trajnerin

Rudi Garcia është në rrugë për t’u shkarkuar si trajner i Al-Nassr, pasi bordi ka vendosur që ai nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën arabe.

Sipas “Marcas”, Garcia pritet të largohet menjëherë pas mosmarrëveshjeve në dhomat e zhveshjes, veçanërisht me Cristiano Ronaldon.

Portugezi është shprehur kundër taktikave të Garcias në dhomat e zhveshjes. Është përkrahur edhe nga disa futbollistë të tjerë pas barazimit 0:0 ndaj Al Feia të dielën.

Barazimi ia zbeh gjasat Al-Nassr për titull kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund. Ka tre pikë më pak se lideri Al-Ittihad, që ka po ashtu edhe përparësinë e golaverazhit.

Ronaldo u transferua tek Al-Nassr gjatë dimrit, ku do të fitojë 200 milionë euro në vit – duke përfshirë të drejtat e imazhit dhe të drejta të tjera komerciale. Ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm