Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Nassr angazhon trajner portugez

Cristiano Ronaldo ka trajner të ri, pasi klubi i tij, Al-Nassr të enjten ka zyrtarizuar angazhimin e portugezit Luis Castro. Klubi nga Arabia Sadite e ka prezantuar Castron, por nuk ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

61-vjeçari më së miri njihet për dy edicionet e kaluara në Ukrainë, ku me skuadrën e Shakhtar Donetskut pati mposhtur dy herë Real Madridin në fazën e grupeve të Championsit (2020/21).

Edicionin e fundit, Castro ishte në krye të ekipit nga Brazili, Botafogo.

Castro do ta udhëheqë ekipin saudit në plejofin kualifikues të Ligës së Kampionëve të Azisë që nis muajin e ardhshëm.

Para portugezit në krye të ekipit Al-Nassr, ishte francezi Rudi Garcia, i cili javë më parë mori drejtimin e skuadrës së Napolit.