Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon gol në Champions, por të Azisë

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shënojë gola. Të mërkurën mbrëma realizoi në Ligën e Kampionëve, por të Azisë.

Superylli portugez shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Al Nassr ndaj Al Feihas. Ronaldo tani ka plot 876 gola.

Pra po i afrohet shifrës prej 900 golave.

Skuadra arabe, Al Nassr ka kaluar në çerekfinale të Championsit aziatik ku do të përballet me Al Ainin e Emirateve të Bashkuara Arabe.