Dy gola ka shënuar ylli portugez, Cristiano Ronaldo në fitoren e thellë 5:0 të Al-Nassrit në udhëtim ndaj Al Adalhit. Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi javës së 22-të të Arabisë Saudite.
Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 40-të nga penalltia, ndërsa të dytin në minutën e 66-të. Ai luajti deri në fund të këtij takimi.
38-vjeçari i ka bërë 11 gola në nëntë ndeshje në elitën e futbollit arab.
Al-Nassr zë vendin e dytë me 52 pikë, një më pak se lideri Al-Ittihad.