Cristiano Ronaldo nuk është titullar te Juventusi në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në Serie A që e luan në udhëtim kundër Udineses.
Ai gjendet në bankën e rezervistëve për këtë ndeshje, dhe në vend të Ronaldos, trajneri Massimiliano Allegri në sulm do të luajë me dyshen Alvaro Morata e Paulo Dybala. Mediumet italiane, kanë raportuar se ishte kërkesë e Ronaldos që të lihej në bankën e rezervistëve për këtë ndeshje për shkak se po e kërkon largimin nga Juventusi. Megjithatë, nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved ka përgënjeshtruar gjithçka. Nedved ka insistuar se Ronaldo do të mbetet këtë edicion te Juventusi. “Përfundimisht, mund të konfirmoj se Ronaldo do të mbetet pjesë e Juventusit për këtë sezon”, ka thënë Nedved.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo