Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo refuzon ngjashmëritë me Salahun: Jam ndryshe prej tjerëve

Cristiano Ronaldo ka mohuar raportimet se ka ngjashmëri me anësorin e Liverpoolit, Mohamed Salahun.

Dy lojtarët të shtunën do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Të dy kanë qenë në top-formë sivjet duke realizuar mbi 40 gola në të gjitha garat.

Dy ditë para ndeshjes, Ronaldo është pyetur vazhdimisht për kërcënimin nga Salahu dhe ka thënë se nuk sheh ndonjë lojtar që ka ngjashmëri me yllin portugez.

“Jemi krejt të ndryshëm. Njerëzit duan të më krahasojnë me lojtarët tjerë, por jam ndryshe nga të gjithë”, ka thënë Ronaldo.

“Ai është lojtar ndryshe. Luan në krahun e majtë, unë në të djathtin. Jam i gjatë, ai është pak i shkurtër, unë luaj edhe me kokë”, ka shtuar portugezi.