Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo refuzohet edhe nga Milani e Interi

E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se ka mbetur në udhëkryq.

Ylli portugez po e kërkon largimin me çdo kusht nga Manchester Unitedi këtë verë, por nuk ka asnjë ekip të interesuar për shërbimet e tij.

Së fundmi, Ronaldo është refuzuar edhe nga dy klubet tjera të Italisë, Interi e Milani, ka raportuar “The Sun” të hënën.

Bëhet e ditur se Ronaldo i është ofruar dy skuadrave, të cilat nuk kanë qenë të interesuara për shërbimet e tij.

Më herët, Ronaldo është refuzuar edhe nga Napoli e Juventusi në Itali.

Edhe Ronaldo në pritje të ofertave Sport Ronaldo në pritje të ofertave

Gjithashtu, portugezin në radhët e veta nuk e kanë dashur as Real Madridi, Barcelona, Paris Saint-Germaini e Bayern Muencheni.

37-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin e ardhshëm, por ai po kërkon largimin nga klubi anglez për shkak se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.