Më 18 prill, yllit të futbollit Cristiano Ronaldos dhe gruas së tij Georgina Rodriguezit, u vdiq djali. Derisa vajza është shëndoshë, djali binjak nuk arriti të shpëtonte.
Ronaldo postoi fotografi tani me vajzën. Portugezi shfaqi një fotografi në “Instagram” me vajzën në duar e me mbishkrimin “Dashuri e përjetshme...”, duke ia shtuar edhe figurën e zemrës dhe duarve të lutjes.
Pas vdekjes së djalit, Ronaldo po e gjen forcën te vajza e vogël.
Ronaldo konsiderohet shumë familjar. Ai ka qenë bashkë me Georginan që prej vjeshtës së vitit 2016. Ky çift ka edhe vajzën, Alana Martina, e cila u lind në nëntor të vitit 2017.
Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë.
Forever Love…❤️?? pic.twitter.com/x18W34rYRM
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 30, 2022
Artikuj të ngjashëm