Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo njofton se njëri nga fëmijët e tij nuk i mbijetoi lindjes

Cristiano Ronaldo, ylli i Manchester Unitedit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka humbur njërin fëmijë gjatë lindjes.

Georgina Rodriguez ishte shtatzënë me binjak. Ronaldo ka njoftuar se njëri fëmijë, djali nuk ka arritur t’i mbijetojë lindjes, ndërsa ka thënë se vajza ka lindur shëndoshë e mirë.

“Në pikëllim të thellë duhet të kumtojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë për të jetuar këtë moment me shpresë dhe lumturi. Dua t’i falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin e tyre dhe përkrahjen. Jemi të shkatërruar me këtë humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë, je engjëlli ynë. Ne do të duam përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e përbashkët të Ronaldos dhe Georginas të postuar në Instagram. 

Image