Cristiano Ronaldo do të bëhet së shpejti sërish baba.
Futbollisti i famshëm portugez ka bërë të ditur se e dashura e tij prej kohësh, Georgina me të cilën ka edhe një vajzë, është shtatzënë me binjakë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCristiano e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një fotografie që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
Cristiano, 36-vjeçar dhe Georgina 27-vjeçare kanë së bashku edhe një vajzë të quajtur, Alana Martina e cila tani është 3 vjeç.
Ndërkohë Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Jr 11 vjeç, dhe binjakët me nënë surrogate, Eva dhe Mateo, katër vjeç.
