Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo nuk e mendon pensionimin

Foto: Reuters

Cristiano Ronaldo nuk ka plan që të pensionohet në një të ardhme të afërt, ndërsa ka thënë se shpreson që të luajë edhe shumë vite tjera.

Ronaldo do t’i bëjë 36 vjet në muajin shkurt, por ylli i Juventusit dhe Portugalisë thotë se aktualisht është në një pozitë të mirë fizike e mentale.

“Ndihem mirë, në formë dhe në një moment të mirë në jetën time”, nënvizoi ai.

Portugalia është kampione në fuqi e Evropianit, dhe ai me shtetin e tij do të mundohet që ta mbrojë titullin. E fitoi në vitin 2016. Megjithatë, Ronaldo ka thënë se nuk do të jetë e lehtë.

“Do të jetë e vështirë. Por, ne jemi ekip i mirë dhe i ri. Kemi një trajner fantastik. Jemi shumë pozitivë në atë drejtim të jem i sinqertë”, theksoi Ronaldo.

Edhe Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave Botërori 2026 3 j. më parë Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave

Ronaldo ka thënë se paraqitjet në stadiume pa shikues, janë të ngjashme si cirqet pa personat zbavitës.

Sulmuesi portugez shtoi se e ka ëndërr që ta ketë edhe një trofe të Kupës së Botës në duar. Rastin e fundit do ta ketë në Botërorin e Katarit në vitin 2022.