Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo në ekip për ndeshjen kundër Udineses

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në fushë për Juventusin të shtunën.

Ylli portugez është lënë jashtë përfaqësueses portugeze për ndeshjet kundër Polonisë dhe Skocisë shkaku i akuzave për sulm seksual ndaj një gruaje në Amerikë.

Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Ronaldo është gati të rikthehet në ekip për ndeshjen kundër Udineses, pasi kishte munguar në Ligën e Kampionëve shkaku i suspendimit.

“Në sulm do të jenë njëri prej Dybalas, Manxhukiqi dhe Ronaldo, ose mund të jenë të tre, varet se çfarë shoh nga stërvitja e sotme”, ka thënë Allegri.

“Mund të them se [Ronaldon] e njoh si person për këta tre muaj, por gjatë këtyre vjetëve kam parë se është person serioz, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”.