Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mungon në ndeshjen miqësore ndaj Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë për Manchester United në ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Atletico Madridit. Sulmuesi portugez është lënë jashtë skuadrës që do të udhëtojë drejt Norvegjisë për t’u përballur me spanjollët në ndeshjen parasezonale.

Ronaldo është lidhur me një largim nga Old Trafford këtë verë, pasi ai i ka thënë klubit se dëshiron të largohet.

37-vjeçari ka munguar gjatë gjithë përgatitjeve parasezonale të United, pasi klubi i ka lënë pushim për shkak të një problemi familjar .

Ish-ylli i Real Madrid u kthye në terrenin stërvitor të United me agjentin e tij , Jorge Mendes, këtë javë për të biseduar me të për situatën e tij.