Cristiano Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Real Madridi dhe dëshiron të kthehet te Manchester Unitedi.
Gazeta spanjolle "AS" raportoi të hënën se superylli portugez ndien se presidenti i Realit, Florentino Perez nuk e ka mbajtur premtimin e tij për të ardhmen e tij afatgjate te Reali dhe tash i është sosur durimi, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se Ronaldo u ka thënë disa bashkëlojtarëve se dëshiron të kthehet te Manchester Unitedi, ku ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2009.
Pasi shënoi dy gola në fitoren 4:1 në finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në maj, Perez i kishte premtuar përmirësime të mëdha në kontratën e tij. Por, nuk është marrë asnjë masë dhe me gjithë insistimin e Ronaldos se dëshiron të qëndrojë te Reali, ai privatisht u ka thënë të tjerëve se është i interesuar të kthehet në Premier League... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)