Cristiano Ronaldo i është ofruar Real Madridit për të zëvendësuar të lënduarin, Karim Benzema.
“Diario Sport” ka shkruar se Ronaldo është i gatshëm t’i bashkohet Realit për gjashtë muajt e fundit të sezonit aktual. Ronaldo pritet të largohet në janar nga Manchester United. Ai dha deklarata të forta kundër Unitedit ditë më parë në një intervistë për gazetarin Piers Morgan.
Ronaldo 37-vjeçar ka fituar me Realin gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh nga viti 2009 deri në vitin 2018.
Para se të rikthehej te Unitedi, Ronaldo ka luajtur edhe për Juventusin nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Artikuj të ngjashëm