Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mungon ndaj Aston Villas

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e radhës në Premier League.

Sipas mediave angleze, sulmuesi i Manchester Unitedit mund ta humbasë takimin ndaj Aston Villas.

Ylli portugez thuhet se po vazhdon të ketë probleme me muskulin e këmbës dhe për këtë arsye është larguar më herët nga stërvitja.

Ronaldo mungoi edhe në ndeshjen e Kupës FA në fitoren ndaj Aston Villas 1:0.

36-vjeçari thuhet se ua ka bërë me dije stafit mjekësor se nuk ndihet i gatshëm për këtë takim.

Aston Villa – Manchester United, zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.