Cristiano Ronaldo, Luka Modriq dhe Mohamed Salah janë finalistët për Lojtarin e Vitit nga FIFA.
Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka mbetur jashtë top-treshes.
S’ka pasur asnjë lojtar të ekipit kampion të Botës, Francës.
Ronaldo në sezonin e fundit fitoi titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, para se t’i bashkohej Juventusit.
Luka Modriqi, përpos Ligës së Kampionëve me Realin, arriti në finalen e Botërorit me Kroacinë.
Në anën tjetër, Salah shënoi 44 gola për Liverpoolin duke arritur finalen e Ligës së Kampionëve.
Edhe
Ronaldo jashtë listës për “Topin e Artë” pas 20 vjetësh, Messi favorit
Didier Deschamps, që udhëhoqi Francën në Botëror, kryetrajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, dhe Zinedine Zidane, ish-trajner i Realit, janë në listën për Trajnerin e Vitit.
Fituesit shpallen më 24 shtator në një ceremoni në Londër. Ata zgjidhen përmes jurisë së përbërë nga kapitenët e kombëtareve, trajnerët, gazetarët e përzgjedhur dhe fansat. Secili grup përbën 25 për qind të votës totale.