Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo me ultimatum për kontratë të re te Reali

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka informuar klubin se dëshiron rritje page ose përndryshe nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Sipas një raportimi të ri, 32-vjeçari nuk është i lumtur që paguhet më pak se rivali i tij te Barcelona, Lionel Messi.

Ronaldo ka kontratë te Real Madridi deri më 2021, ndërsa sipas “Diario Gol” portugezi nuk do të vazhdojë kontratën aktuale nëse nuk merr pagë së paku 500 mijë funte në javë.

Ish-ylli i Manchester Unitedit, që javën e shkuar mori çmimin për Futbollistin më të mirë në botë, ka realizuar 44 gola për klubin dhe kombëtaren në vitin 2017.

Artikuj të ngjashëm