Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Premier League, derisa epiteti i trajnerit më të mirë për muajin shtator i takoi Mikel Artetas së Arsenalit.
Ronaldo mposhti në konkurrencë Joao Cancelon, Antonio Rudigerin, Allan Saint-Maximin, Salahn dhe Sarrin.
Portugezi ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje me “djajtë e kuq”, tri prej tyre në muajin shtator në ligë.
Arteta e mori këtë çmim pasi me Arsenalin i fitoi të tria ndeshjet e muajit shtator që i pati në Premier League.
Artikuj të ngjashëm