Cristiano Ronaldo është kthyer te përfaqësuesja e Portugalisë dhe në stërvitje i është shfaqur fiziku i jashtëzakonshëm.
Ai pritet të luajë kundër Sllovenisë në miqësoren e 26 marsit, pasi mungoi në fitoren e thellë kundër Suedisë.
Në mungesë të Ronaldos, Bruma u bë lojtari i parë që e mbajti veshur fanellën me numrin 7 te Portugalia që prej vitit 2007 dhe shënoi në fitoren 5:2 ndaj suedezëve.
39-vjeçari Ronaldo ka nivel të lartë të paraqitjeve me përfaqësuese.
Ai ka zhvilluar 205 ndeshje për Portugalinë, ndërsa ka shënuar 128 gola në total.
Ronaldo është anëtar i skuadrës Al-Nassr në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, ndërsa synon të jetë pjesë e listës së përzgjedhësit të Portugalisë për Evropianin që organizohet në Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
24 mars 2024 18:54
-
Shpërndaje në: