Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo e Suarez, të vetmit lojtarë pa skuadër në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez po bëhen gati për të luajtur ndeshjen e parë për Portugalinë respektivisht Uruguain në Kupën e Botës në Katar.

Por të dy futbollistët tashmë kanë “status unik” në mesin e pjesëmarrësve në Botërorin në Katar. Janë të vetmit lojtarë në Botëror që nuk kanë skuadër.

Manchester Unitedi të martën mbrëma njoftoi për shkëputje të kontratës me yllin e madh. Shkëputja e kontratës, e bërë me marrëveshje të dyanshme, erdhi pas kritikave të mëdha të Ronaldos ndaj Unitedit në intervistën e javës së kaluar që bëri bujë të jashtëzakonshme. 

Ndërkohë, Suarezi u largua nga Nacionali i Uruguait pas shpalljes kampion para pak jave. 

Portugalia dhe Uruguai janë në të njëjtin Grup në Katar. Bashkë me ta janë edhe Gana e Koreja e Jugut.