Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo i ri shënon gol, Al-Nassr fiton titullin në U13

Cristiano Ronaldo Junior ka shënuar gol derisa Al-Nassr ka arritur ta fitojë titullin për grupmoshën U13.

Al-Nassr fitoi 4:1 ndaj Ohodit të premten në Premier Leaguen U13, ndërsa e ka fituar titullin kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Njësoj si babai, edhe Cristiano Ronaldo Junior mban numrin shtatë në fanellë dhe ka shfaqur nivel të lartë të lojës së futbollit gjatë sezonit.

Golat e tjerë për skuadrën Al-Nassr i shënuan Nawaf Naji, Saif Ahmed dhe Nasser Alsaqabi.