Cristiano Ronaldo është ndarë shumë i kënaqur që skuadra e tij Al-Nassr e ka fituar trofeun e parë.
Al-Nassr triumfoi në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe.
Al-Nassr fitoi 2:1 përballë Al-Hilalit, falë dy golave të shënuar nga Ronaldo.
Ish-sulmuesi i Sportingut, Manchester Unitedit dhe Real Madridit tha se është krenar për këtë të arritur.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që arrita ta ndihmoj ekipin ta fitojë këtë trofe të rëndësishëm për herën e parë. Faleminderit të gjithëve në klub që kanë qenë të përfshirë në këtë të arritur të madhe. Falënderoj edhe familjen dhe shoqërinë që gjithmonë kanë qenë në anën time. Përkrahje fantastike nga tifozët”, ka shkruar Ronaldo në llogarinë e tij në Instagram pas ndeshjes.
Ronaldo e përfundoi këtë turne me gjashtë gola të shënuar në po aq ndeshje të luajtura.
Në këtë turne ishin të përfshira skuadrat nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Maroku, Tunizia dhe Algjeria.