Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo humb penallti, Juventusi barazon me Atalantan

Cristiano Ronaldo e humbi një penallti ndërsa Juventusi barazoi edhe në një tjetër ndeshje në Serie A.

Të mërkurën në mbrëmje, “Zonja e Vjetër” barazoi 1:1 me Atalantan në Torino. Gjuajtja e fuqishme e Federico Chiesas e kaloi në avantazh Juventusin në minutën e 29-të. Megjithatë, gol të bukur shënoi edhe Remo Freuler nga distanca në minutën e 57-të. Atalanta mori pikë të merituar në fund. Juventusi në minutën e 61-të e pati mundësinë që të kalonte sërish në avantazh por penalltinë e portugezit Ronaldo, e priti portieri Pierluigi Gollini. Skuadra e Andrea Pirlos ka 24 pikë, gjashtë më shumë se Atalanta. Edhe pse ende i pamposhtur këtë edicion, ishte barazimi i gjashtë nga 12 ndeshje të ligës.