Mediat italiane kanë shkruar të dielën se Cristiano Ronaldo ka kontaktuar një shok që e kishte te skuadra e Juventusit që t’i bashkohet tek Al-Nassr.
Portugezi ishte pjesë e Juventusit nga viti 2018 deri në vitin 2021 dhe ka bërë disa shokë sa ishte te “zonja e vjetër”.
Një prej më të veçantëve për të ishte portieri i tretë, Carlo Pinsoglio.
32-vjeçari është shumë i dashur në skuadër dhe konsiderohet si prej përgjegjësve të atmosferës në dhomat e zhveshjes, ani pse nuk luan.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Ronaldo e ka kontaktuar Pinsoglion.
Edhe
Ronaldo vendos për të ardhmen
Pinsoglio ka pesë paraqitje në të gjitha garat qëkur u kthye te Juventusi në vitin 2017.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor.