Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, po përpiqet që në Torino të sjellë edhe ish-bashkëlojtarin e tij te Reali, Marcelon.
Sipas “Tuttosport”, mbrojtësi brazilian edhe pse ndihet mirë në Spanjë, është i hapur për mundësinë e kalimit në Itali.
Me transferimin e Marcelos në Juventus, nga kampioni italian do të largohej Alex Sandro.