Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dinë se përballja me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve nuk do të jetë fare e lehtë.
Dy ekipet takohen të shtunën në finalen e madhe, me Realin që synon të mbrojë titullin e më të mirit në Evropë.
“Pasi fituam La Ligën kemi rast unik të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të dytë rresht. E shtunja do të jetë mbrëmje speciale dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Juventusi është ekip i madh, por ne i dimë edhe aftësitë tona”, ka thënë Ronaldo për mediat para ndeshjes.