Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo kërkon trofe me Juven

Foto: Reuters

Cristiano Ronaldo është i bindur se Juventusi është klubi ideal për ta fituar sërish Champions Leaguen.

Ylli portugez po shkëlqen edhe këtë edicion duke qenë figura kryesore në Torino, transmeton KTV.

Ronaldo beson se Juventusi është ekipi i duhur për të fituar edhe Champions Leaguen.

“Të luash në Juventus ju keni mundësi të fitoni trofe. Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë pasi luajnë rol shumë faktorë, por besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe”, deklaroi Ronaldo.

Ylli portugez është lojtari kryesor i “Zonjës së vjetër” këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe tri asistime në të gjitha garat.