Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pret një ndeshje shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit, duke vlerësuar lartë mbrojtjen e italianëve, por ka theksuar se secila mbrojtje ka pikë të dobët.
3 qershori sjell finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, me “Bianconerët” që janë në kërkim të trofeut pas një kohe të gjatë, derisa “Los Blancos” kërkon ta shkruajë historinë duke fituar këtë trofe dy herë radhazi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoështë një ekip i shkëlqyer. Nuk janë rastësisht në finale, kanë fituar ligën italiane dhe Kupën. Janë kundërshtar i vështirë dhe e dimë se do të jetë e vështirë. Atyre ju pëlqen të markojnë kundërshtarët nga afër, si Atletico. Ata kanë mbrojtje të shkëlqyeshme, por pa marrë parasysh sa është e mirë mbrojtja e tyre, gjithmonë ka pikë të dobët në secilën mbrojtje. Duhet t’i zbulojmë këto pikë të dobëta, të përfitojmë nga hapësira që Juventusi na jep, dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë Ronaldo sot në konferencë për media.
Sipas tij kampion do të shpallet ekipi që do të gabojë më së paku, ndërsa thotë se dëshiron ta shkruajë historinë duke e marrë titullin dy herë radhazi.
“Ekipi fitues do të jetë sipas të gjitha gjasave ai që gabon më së paku, shpresoj të jetë Real Madridi. Do jetë një përplasje emocionuese, e gjithë bota dëshiron ta shohë, dhe lojtarët kënaqen në fushë. Pritshmëritë janë të larta dhe ekipi ka besim në këtë. Duam të shkruajmë historinë, dhe nëse fitojmë do të jemi ekipi i parë që do ta ngremë këtë trofe dy herë radhazi. Është gjithmonë speciale të luash në finale të Ligës së Kampionëve, dhe luajmë kundër një ekipi të madh”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ronaldo thotë se gjasat janë të barabarta për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi Real Madridi dhe kemi çdo mundësi që ta fitojmë atë. Mendoj se gjasat janë 50-50, por sigurisht që shpresoj të fitojmë ne sepse do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Ta fitosh Ligën e Kampionëve është tejet e vështirë. Në fazën e grupeve kaluam si të dytë, prapa Dortmundit, por mendoj se kemi një punë të mirë. Pastaj eliminuam ekipe të mëdha si Atletico, Bayerni, dhe kjo është arsyeja pse mertojmë të jemi në finale”, është shprehur portugezi.