Pasi e përfundoi huazimin dyvjeçar te Real Madridi nga Borussia Dortmundi, skuadra e inkuadruar në La Liga, Real Valladolid, tani ka shfaqur interesim për Reinierin.
Klubi është duke e shikuar mundësinë për të arritur marrëveshjen e huazimit të 20-vjeçarit, ka shkruar mediumi spanjoll “Marca” të shtunën.
Ikona braziliane e futbollit, Ronaldo, ka 82% të aksioneve të klubit spanjoll dhe është favorit për të siguruar shërbimet e futbollistit që te Dortmundi nuk gjeti hapësira.