Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mund ta kthejë Reinerin nga huazimi

Real Madridi po e konsideron tërheqjen e Reinerit nga huazimi i tij në Borussia Dortmund, raporton “Mundo Deportivo”.

Si Reali ashtu edhe 19-vjeçari duan ta anulojnë huazimin gjashtë muaj më herët për shkak të minutazhës së vogël. Reiner është paraqitur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat që nga huazimi te Dortmundi gjatë verës.

Braziliani iu bashkua Realit në janar të vitit të kaluar nga Flamengo dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.